Kryemadhi-aleatëve të PD: Nuk kërkojmë mandate qyl nga lista e PD, kemi deputetët tanë

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u është përgjigjur zërave që kanë dalë dje, se aleatët e PD-së ishin të frikësuar nga faktorizimi i LSI-së në opozitë.

Duke folur për News24, Kryemadhi është shprehur se partia që ajo drejton ka elektoratin e vet e nuk do të hyjë në listat e PD-së.

‘LSI ka peshën dhe mandatet e veta në elektorat’, ka thënë Kryemadhi.

‘Aleatet e PD të qetësohen se LSI ka listën e vet dhe nuk dëshiron emrin në listën e PD’, është shprehur kryetarja e LSI-së. 

Kryemadhi deklaroi se nuk kërkon mandate qyl nga PD

‘LSI nuk do mandate qyl dhe as thela në qeverinë imagjinare’, tha ajo.

“Rama nuk e merr dot peng opozitën’, theksoi kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.