Kryemadhi me kryetarët e LSI: Rezistencë nga të gjitha anët, ‘Rilindja’ e vetmuar

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka mbledhur kryetarët e LSI-së në rrethe duke u bërë thirrje për të organizuar protestën e madhe të fundit të janarit.

Burime nga LSI-ja kanë bërë të ditur se Kryemadhi ka bërë thirrje që të gjitha strukturat të ngrihen në këmbë kundër kryeministrit të drogës.

‘Të gjithë strukturat e LSI-së të jenë në këmbë kundër kryeministrit të drogës dhe varfërisë. Organizim kapilar i LSI-së për rezistencë pa kompromis ndaj banditizmit qeveritar’, thanë burimet nga LSI.

 ‘Rezistencë në të gjitha frontet në çdo familje dhe në çdo shesh. Fronti i gjerë kombëtar opozitar përballë rilindjes se vetmuar te lidhur me krimin’, ka qenë porosia që Monika Kryemadhi ka dhënë për kryetarët e LSI-së në rrethe.