Gati për protesta, Kryemadhi mbledh në seli, kryetarët e LSI në rrethe

Opozita është duke u bërë gati për protesta gjatë muajit janar.

Pas takimeve që kishte me kreun e PD-së, Lulzim Basha, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka vendosur që sot të mbledhë kryetarët e rretheve.

Burime nga selia e LSI-së kanë bërë të ditur se takimi do të zhvillohet në orën 11:00.

Takimi i Kryemadhit me drejtuesit e LSI-së do të bëhet në kuadër të organizimit dhe përgatitjes së protestave, që do të nisin në Tiranë dhe do të shtrihen në të gjithë Shqipërinë.