Sondazhi te ‘Procesi Sportiv’: Duka duhet të rikandidojë, Bashkim Fino jo! Ja shifrat

"A duhet të kandidojë Duka?" Ishte kjo edhe pyetja e sondazhit që faqja zyrtare në Instagram e emisionit analitik "Procesi Sportiv" në Top Channel i kishte servirur të gjithë ndjekësve të saj dhe jo vetëm në lidhje me një kandidim të mundshëm të Presidentit aktual të FSHF-së, edhe për një mandat të radhës në drejtim të futbollit shqiptar.

Dhe rezultati ishte tërësisht, në favor të rikandidimit të Presidentit aktual Armand Duka në zgjedhjet e 7 shkurtit.

56% e pjesëmarrësve në sondazhin në faqen e "Procesit Sportiv" në Instagram mendonin që Presidenti aktual duhet të rivërë kandidaturën dhe 44%, për jo.

Një rezultat ky më shumë se sa surprizë, për vetë klimën e shpeshtë dhe konstante të emisionit agresive dhe radikale kundër presidentit aktual të FSHF-së, Armand Duka në këtë program sportiv.

Po kështu po në këtë faqe u lancua gjatë ditës së djeshme edhe sondazhi tjetër nëse duhet të futet apo jo Bashkim Fino në zgjedhje.

Shifrat ishin në disfavor të kandidimit të tij për garën e kreut të FSHF-së: 54% që Fino të mos kandidojë dhe 46% ishin në favor të futjes në garë.

Por, këtë radhë ata që folën ishin ndjekësit. Mbetet vetëm për të parë, nëse drejtuesit e do ta publikojnë apo jo këtë sondazh Live në emision, apo në rrjetet e tyre sociale, gjithmonë në respekt të paanshmërisë.

Sidoqoftë, edhe nëse nuk ndodh, rezultatet ishin këto që foto ilustron.