Mediu në Syri.net: Ja çfarë do të diskutohet më 6 shkurt në Senatin amerikan

Kreu republikan Fatmir Mediu deklaroi në studion e Syri.net se në 6 shkurt në Senatin amerikan do të ketë një diskutim mbi çështjen e vëmendjes që duhet të kenë SHBA ndaj Rajonit të ballkanit dhe veçanërisht Shqipërisë. Mediu pohoi se gjatë presidencës Obama ka pasur një interes minimal të SHBA në lidhje me rajonin, ndërsa tani shpresoj dhe besoj se vëmendja do të rritet, kjo edhe për shkak të influencave gjeopolitike, përfshi këtu edhe ndikimin rus.

“Shpresoj dhe besoj që SHBA të mos i largohen një interesi që kanë pasur prej qindra vjetësh. Në 6 shkurt në senatin amerikan do të kemi një diskutim mbi këtë çështje dhe të shpresojmë që vëmendja e SHBA ndaj Ballkanit dhe veçanërisht dfrejt Shqipërisë të jetë në nivel krejt tjetër”, tha ai.

Në lidhje me deklarimet e ambasadorit amerikan përsa i takon kapjes së peshqve të mëdhenj, Mediu tha se mendoj se deklarata e diplomatit ka të bëjë me faktin që me me fillimin e proçesit të reformës në drejtësi duhet të ketë një proces ndryshe përsa i takon zyrtarëve të korruptuar apo të lidhjeve të krimit me politikën. “Peshqit e mëdhenj apo të vegjël i përcakton drejtësia, nuk in përcaktojnë ambasadorët apo politika”, tha Mediu.