FOTO/ Krimi misterioz, burri shqiptar vret bashkëshorten dhe një grua tjetër

Një burrë shqiptar nga Kosova është vënë në pranga nga policia zviceriane, pasi dyshohet si autor i dy vrasjeve të ndodhura në Hausen bei Brugg.

Sipas medieve zvicerane, një prej viktimave është bashkëshortja e tij, e moshës 38 vjeç me inicialet A.B. Trupat e viktimave u gjetën të pajeta në apartament. Policia ka nisur hetimet për të mësuar rreth arsyeve që e çuan R.B. të kryente këtë ngjarje të rëndë.

Për të sqaruar rrethanat e sakta të vdekjes, prokurori Brugg-Zurzach ka urdhëruar një autopsi për viktimat.