Ilda Bejleri në Dubai me pushime, po e shoqëron i dashuri i saj deputet?

Moderatorja shqiptare e sportit, Ilda Bejleri i ka bërë vetes dhuratë disa ditë pushim.

Ajo ka shkuar t’i shijoj ditët e nxehta në Dubai prej nga edhe ka publikuar foto në Instagram, në të cilën duket tejet seksi.

Por ajo që vihet në pikëpyetje është, se kush fshihet mbrapa fotografisë? Kjo do të zbulohet shumë shpejt ashtu siç edhe u zbulua në mënyrë indirekte, se ata janë bashkë.

Kujtojmë se Ilda njihet si njëra ndër prezantueset më seksi dhe më të komentuarat. Jeta e saj private është diskutuar shpesh, kur edhe është pyetur, nëse e ngacmojnë futbollistët.