Zbulohet arsyeja përse lojtarët mbajnë dorën te goja kur flasin

Pse lojtarët e mbulojnë gojën kur flasin me njëri-tjetrin?

Këtë vit, ishim dëshmitar të një përplasje befasuese ndaj Pepe Guardiolas dhe lojtarit të Southamptonit, Nathan Redmond. Trajneri i Manchester Cityt ishte tejet i nervozuar me lojtarin kundërshtar, por Redmon mbuloi gojën dhe i tha disa fjalë Guardiolas.

Phil Hall, njeriu që është marr me shumë skuadra të mëdha dhe me shumë lojtarë, ka zbuluar sekretin se përse lojtarët dhe trajnerët mbulojnë gojën kur flasin.

“Një lojtar një herë më tha se ata e mbulojnë gojën edhe pse janë afër, për shkak se në stadium ka shumë zhurmë dhe kështu mund të kuptohen”, ka thënë Hall.

“Është një metodë që e afron zërin më afër personit tjetër dhe kështu mund të kuptohen më lehtë, pasi zhurma e madhe në stadium ua pamundëson atyre të kuptohen ndryshe”, ka shtuar më tej Hall.