Kukësi super në miqësore, befason Kayserisporin me këtë rezultat

Ka përfunduar ndeshja e parë miqësore e Kukësit, i cili po kryen fazën përgatitore në Turqi, njofton SYRI.net.

Kampionët e Shqipërisë fituan me rezultatin 2-1 me ekipin e Superligës turke, Kayserispor.

Të dy golat e fitores së verilindorëve u realizuan në pjesën e parë nga Peposhi dhe Shameti.

Ky mund të quhet rezultat mjaft shpresëdhënës për kuksianët, në krye të të cilëve debuton me sukses trajneri austriak Peter Pacult.