Mozzik unaza premtimi për të dashurën e tij

Reperi me origjinë nga Kosova shpeshherë poston foto me të dashurën e tij Loredana dhe menjëherë shpërthejnë komentet pozitive nga fansat e tyre kur i shohin bashkë.

Së fundmi Mozzik i ka bërë partneres së tij një dhuratë të veçantë që vjen si shenjë premtimi. Ata kanë postuar një foto në Insta Story ku çifti shfaq unazat prej floriri në të cilat janë shkruar inicialet e tyre.

Ky gjest i ëmbël është një ndër detajet që mund të lumturojë më shumë një femër. Kuptimi i saj tregon se të dy ata do të jenë bashkë përgjithmonë. Edhe pse shumë portale kanë aluduar për një fejesë të mundshme është e qartë që këto unaza janë thjeshtë një dhuratë nga reperi.