Skënderbeu e nis me humbje, mposhtet nga ekipi turk

Skënderbeu e ka nisur me humbje vitin 2018.

Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja u mposht me rezultatin 3-0 në miqësoren ndaj Bursasporit.

Skënderbeu iu afrua golin dy herë në pjesën e parë më protagonist Vangjelin dhe Lilaj. Korçarët rezistuan gjatë me rezultatin minimal 1- 0, por në fund nuk arritën ta ruanin rezultatin duke pësuar edhe dy gola të tjerë.