Edhe policia me drejtues të përkohshëm ...

Shkarkimi i Haki Çakos nga detyra e ka detyruar ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj të kërkojë komandim në këtë detyrë të një drejtuesi të lartë të policisë.

Pa përmendur emra çdo lloj komandimi është një përkohshmëri në drejtim, por edhe nëse zgjat si pasojë e procedurave apo kritereve kjo nuk mund të sjellë një drejtim normal të organizatës për shkak se ai është i komanduar dhe fuqinë vendimmarrëse e ka të tillë, pra të  limituar.

Kështu dashur pa dashur policia është një krize të thellë drejtimi. Edhe emrat e përfolur për të marrë drejtimin e saj, përveçse qartësisë së bindjes dhe shërbimit politik te tyre nuk kanë ndonjë karrierë të pastër dhe të qartë në strukturën drejtuese dhe menaxhuese të Policisë së Shtetit.

Lufta e bërrylave ndërmjet kastës së hashashit të drejtuar nga ish miqtë e Tahirit dhe kastës së Xhafajt, me frikën e madhe nga Kryeministri që e ka pikë të dobët rendin dhe sigurinë si pasojë e ‘sukseseve’ të paraardhësit te Xhafajt, duket se do ta lënë për shumë kohë me drejtorë të komanduar policinë e shtetit. 

A ka lidhje lënja me një drejtor të komanduar të policisë në prag të sezonit të protestave të opozitës, për ta pasur më të lehtë dënimin e ‘fajtorëve’ kjo vlen të shikohet në ditët në vazhdim.

Asnjë lloj organi ligjëzbatues në vend nuk mund të këtë rentabilitetin e pritur dhe të kërkuar nëse drejtuesit e saj nuk e kanë kornizën ligjore të veprimit të plotë.