Shkarkimi i Haki Çakos, ironia e Vasilit: Edhe i suksesshëm edhe e heqin

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar me ironi për shkarkimin e Haki Çakos.

Sipas tij, zakonisht të suksesshmit në detyrë dekorohen, kurse në Shqipëri i heqin.

Ja çfarë shkruan Petrit Vasili në Facebook:

Edhe i "suksesshëm" edhe e shkarkuan Haki Çakon.

Të "suksesshmit" zakonisht dekorohen ndërsa këta i heqin.

Gjithë ajo drogë pa fund në kohën e Çakos ishte një arritje e "paparë" dhe me paratë e së cilës kryeministri bleu zgjedhjet.

Çfarë kryeministri mosmirënjohës, si e shiti ish drejtorin me të cilin priu dhe bë njësh me bandat dhe trafikantet në 25 qershor dhe me të cilin na vuri në faqet e para të të gjithë medias botërore.