Coutinho: Ëndrra u bë realitet! Shpresoj të bëj më të mirën...

Coutinho ka veshur për herë të parë fanellën e Barcelonës duke u prezantuar në “Camp Nou”.

Braziliani pak çaste më parë hodhi të zezën mbi të bardhë. 25 vjeçari nënshkroi kontratë pesë vite e gjysmë që do ta mbajë në Barcelonë deri në vitin 2023.

“Dua të falënderoj presidentin, klubin, të gjithë për durimin që patën me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Ëndrra më është bërë realitet dhe shpresoj ta kryej punën më së miri në fushë”, ishin fjalët e para të Coutinhos gjatë prezantimit te Barcelona.