Nesër më mirë...

-Në këtë vend gjithçka do të bëhet nesër.

-Kur fillon Vettingu?

-Në Mars.

-Kur do të kapen peshqit e mëdhenj?

-Në Janar!

-Kur do të bëhet hapja e negociatave për në BE?

-Në gjashtëmujorin tjetër.

-Kur do të vinë investitorët e huaj?

-Nesër.

-Iku Sheraton, kur do të vijë Hilton?

- Do të vijë në Qershor.

- Kur do të filloj ByPass i Vlorës? Po i Fierit?

- Nesër...

Të gjitha këto, e të tjera që nuk u përmendën, kanë një trashëgimin. Ritmin. Ritmi ynë është ai që punonim tokën në historinë e thellë. Është ritmi i kaut e jo i kalit.

Aq e vërtetë është kjo, sa thuhej edhe në kohën e mbretërisë së Ahmet Zogut. Në dyqanet e tregtareve e zejtareve mbahej një tabelë ku shkruhej:

Sot me pare, nesër pa pare!

Tabela rrinte aty çdo ditë, çdo mëngjes.

E nesërmja ishte si e djeshmja. Me para.

Atëherë, kur do ta ndërtojmë këtë vend?

Nesër...Kaluan edhe 100 ditë.