Ribery shpërthen me akuza: Ky lojtar ma vodhi ‘Topin e Artë’

“Është e pakuptueshme për mua që atë vit e fitoi Cristiano Ronaldo. Unë fitova gjithçka, nuk mund të bëja më shumë. Është padrejtësi, më duket sikur ma vodhën atë trofe". Kjo është deklarata e bujshme e Franck Ribery që nuk mund ta harrojë “Topin e Artë” për vitin 2013.

“Nuk kisha përkrahjen e vendit tim. E pashë me sytë e mi që francezët thoshin se duhej të fitonte Ronaldo”, deklaroi Ribery për "Goal.com", raporton SYRI.net.

“A dëshironin portugezët që Topin e Artë ta fitote Messi apo Ribery? Sigurisht që jo”, përfundoi ai.