FOTO/ Ja kush e zëvendëson përkohësisht Haki Çakon

Pas shkarkimit nga detyra të Haki Çakos, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga Këshilli i Ministrave, mësohet se në vend të tij është komanduar përkohësisht zv.drejtori Rebani Jaupi.

Ndërkohë që një nga emrat që diskutohet se do ta zëvendësojë është Ardi Veliu. 

'Shkarkimi i Çakos u bë me argumentin se "realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune.

Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit.

Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit," siç e njoftoi Ministria e Brendshme sot.