Portier të ri tek Reali? –Ja si përgjigjet Zidane

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka këmbëngulur që skuadra e tij “nuk ka nevojë për një portier”, pavarësisht se mediat spanjolle raportojnë për një lëvizje të mundshme të Thibaut Courtois drejt “Santiago Bernabeut”.

“Si trajner, do të them se tani nuk kam nevojë për një portier. Në dy vjet, asnjë portier nuk ka ardhur dhe ne do ta shohim atë vetëm atëherë. Tani për tani, unë do të flas vetëm për lojtarët që i kam nga respekti për ta”, shtoi Zidane.

Menaxheri i Madridit kuptohet se ka monitoruar situatën e numrit një të Blues, por mbetet i bindur se skuadra e tij nuk po kërkon të nënshkruajë një portier të ri.