‘Klientit në nevojë’ nuk do t’i ndërpritet energjia nëse nuk paguan në kohë

Të gjithë ata që do të përfitojnë statusin e ‘klientit në nevojë’ do të kenë pagesa të reduktuara të energjisë elektrike në raport me pjesën tjetër. Në një rregullore të fundit, të nxjerrë për konsultim, Enti Rregullator i Energjisë bën të qarta detyrimet që ka Furnizuesi i Shërbimit Universal (OSHEE) për të furnizuar me energji pa ndërprerje këtë kategori, edhe kur këta të fundit nuk kanë arritur të paguajnë në kohë faturat, shkruan Monitor.

Gjithsesi shkalla e lehtësisë nuk është e pafundme. Sipas rregullores, klientit në nevojë do t’i ofrohet një plan pagese, që i përshtatet të ardhurave të tij.

Kush quhet klient në nevojë

Sipas rregullores, një ‘klient në nevojë’ është një klient familjar, i cili për shkak të gjendjes sociale gëzon disa të drejta të veçanta lidhur me furnizimin me energji elektrike të siguruar në raste përjashtimore, sipas përcaktimeve të ligjit.

Në kuadër të këtij statusi, furnizuesi i Shërbimit Universal ka një sërë detyrimesh ku së pari, duhet te? vendosë sisteme/procese qe? sigurojne? qe? kliente?t ne? nevoje?, te? regjistruar si te? tille?, te? mos u nde?rpritet furnizimi me energji elektrike gjate? periudhave te? caktuara ne? te? cile?t ge?zon statusin e klientit ne? nevoje?.

Po kështu, klientëve që kanë këtë status nuk mund t’ju ndërpritet energjia nën argumentin e mospagesës.

Së treti, furnizuesi i energjise? nuk mund te? nde?rprese? furnizimin pe?r mospagese? kur nje? klient e?shte? ne? programin e ‘klientit ne? nevoje?’, dhe nuk ka paguar, pe?rvec?se kur ne? 12 muajt e me?parshe?m, ofruesi i shërbimit (furnizuesi), i ka ofruar dy here? nje? plan pagese qe? pe?rshtatet me te? ardhurat e klientit ose asistence? pagese, ne? kuade?r te? statusit si “klient ne? nevojë”.

Energjia nuk mund t’i ndërpritet një klienti që, edhe pse nuk ka ende statusin e ‘klientit në nevojë’, është në mes të procedurave për ta përfituar atë.

Kur mund të ndërpritet energjia

Rregullorja e ERE bën të qartë se kushdo që humbet statusin e ‘klientit në nevojë’ mund t’i ndeërpritet energjia, në rast se nuk respekton pagesën në kohë. Së dyti, energjia mund të ndërpritet kur klienti në nevojë nuk bën asnjë pagesë qoftë minimale për katër muaj. Kur nuk bie dakord me një plan pagese ose ka renë dakord dhe nuk e respekton, mund të shërbejë sërish si arsye për ndërprerje.

Rregullorja e ERE përcakton edhe procedurat që ndiqen, ndërkohë që në vijim mbetet për t’u zbatuar përcaktimi i atyre që do të përfshihen tek statusi i klientit në nevojë.