Përkrahu protestat, arrestohet ish-presidenti iranian Ahmadinejad

Duket se qeveria e Iranit është e vendosur deri në fund që të shtyp me çdo çmim protesta e fundit në vend. Qindra të arrestuarve u është bashkuar edhe ish-presidenti i famshëm i këtij vendi, Mahmoud Ahmadinejad. Mësohet se ai është arrestuar për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare në vend, shkruan gazeta Al-Quds alArabi, duke iu referuar burimeve në Teheran. Ahmadinejad është arrestuar me miratim të liderit suprem të Republikës Islame, Ali Hamnei, gjatë vizitës në qytetin Shiraz. Arsye për arrestim janë deklaratat e tij në protestat antiqeveritare, të kohëve të fundit.