FOTO/ Rastësia në serial që i bëri bashkë Ragnin, Kumudin dhe Anxhalinë

Prej më shumë se 3 vitesh telenovelat indiane janë bërë sensacion në Shqipëri duke filluar që nga” Bidaai”, më pas telenovela “Sarasvatiçandra” dhe prej një viti po transmetohet “Si ta quaj këtë dashuri”.

Të treja kanë qenë telenovela shumë të ndjekura dhe që kanë fituar pëlqimin e publikut, por në ndodhitë e fundit që po ndodhin në “Si ta quaj këtë dashuri”, e keni vënë re rastësinë që i ka bashkuar Ragnin, Kumudin dhe Anxhalinë? Nëse ju kujtohet tek “Bidaai”, Ragni e humbi bebin pasi ra nga shkallët, e njëjta gjë ndodhi edhe tek “Sarasvatiçandra” kur Kumudi u rrëzua gjithashtu duke rënë nga shkallët.

Dhe po kështu i ndodhi edhe Anxhalisë pas kurthit që i bëri Sham. Dashur, pa dashur regjisorët duket se kanë patur të njëjtin mendim tek kjo pjesë./revistawho