Aksidenti në Tiranë, një grua në gjendje të rëndë

Një aksidenti automobilistik është regjistruar pranë zonës së "Zogut të Zi" në Tiranë ku një makinë ka përplasur një grua 55 vjeçare, kalimtare e rastit.

Gruaja është transportuar për në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar për në komisariat.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

Ne informacionin paraprak te policisë thuhet se: Me datë 07.01.2018, rreth orës 14:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën e "Dritan Hoxha", ka një aksident. Menjëher në vendgjarje kanë mbëritur shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se: Në rrugën " Dritan Hoxha", mjeti me targë TR 7904 I, me drejtues R. K., ka aksidentuar këmbësoren H. B., 55 vjeç, e cila u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.