Napoli fiton dhe ruan kryesimin në Serie A

Napoli ka fituar me lehtësi ndaj Hellas Veronës duke mos lënë hapësirë për befasi dhe ruajtur kreun e Serie A pas 20 javëve të zhvilluara.

Napoli e priti në “San Paolo” Veronën që vinte nga dy humbje radhazi në kampionat, dhe ia regjistroi edhe të tretën duke e lënë në vendin e 19-të me vetëm 13 pikë.

Në një ndeshje të dominuar plotësisht, Napolit iu deshën më shumë se një orë për të gjetur golin, kur mbrojtësi Koulibaly shënoi për 1-0 në minutën e 66-të më saktësisht.

Miqtë i fundosi përfundimisht Callejon në minutën e 78-të duke shënuar për 2-0.

Napoli tani shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë në tabelë pas katër fitoreve rresht, duke e lënë Juventusin të dytin me 47 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.