Digjet makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër

Është përfshirë nga flakët makina e shefit të policisë rrugore në Gjirokastër.

Mjeti tip ‘Benz’ ishte në pronësi të Arten Hoxhës.

Siç bëhet e ditur, makina ishte në oborrin e banesës së Hoxhës, kur është përfshirë nga flakët.

Dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa kanë nisur hetimet. Besohet se bëhet fjalë për një shkëndijë elektrike.