Basha sulmon Arta Markun: Qeveria në këmbë për të shpëtuar Tahirin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në festimet për 27-vjetorin e themelimit të PD-së të degës Fier. “PD eshte aleanca e vlerave me te mira te shqiptareve. PD ka bere sakrifica keto 27 vjet dhe i tille ishte viti 2017. Beteja jone do te vazhdoje cdo dite, sepse interesi yne nuk eshte pushteti, por interesi i vendit dhe cdo qytetari,” tha Basha.

Më tej ai tha se qeveria është ngritur në këmbë për të mbrojtur Saimir Tahirin.

 “Saimiri Tahiri perfitoi miliona nga trafiku i droges dhe eshte i lire, ndersa Estref Halili, i riu 22 vjecar, vari veten ne burg nje vit me pare per 2 gram hashash.

Sot e gjithe qeveria eshte ngritur ne kembe per Saimir Tahirin, por asnje nuk tha nje fjale per 22 vjecarin qe nderpreu jeten per 1 cigare hashash. Edi Rama u be edhe prokuror, edhe gjykates per te mbrojtur Saimir Tahirin.

Menjehere pas emerimit te Rames Kryeprokuror, Saimir Tahirit ia kthyen pasaporten. Orest Sota u la i lire sepse Edi Rama e do me cdo kusht mbylljen e dosjes, sepse ky eshte fundi i qeverisjes.

Rama beri fushate 1 vit duke akuzuar opoziten se nuk donte vetingun. Sot e zgjodhi kryeprokurorin pa veting. Sepse e kane jetike pengimin e reformes se vertete ne drejtesi. Por ne nuk do ta leme vendin peng te korrupsionit, te krimit. Eshte iluzion per kedo qe te besoje se nje kryeminister i i kapur nga krimi, do te kete vullnet te luftoje krimin dhe dhe te beje reformen zgjedhore. E kunderta eshte e vertete”.

 “Ne Shqiperi jane 300 mije shqiptare qe nuk ushqehen dot, 43 % e shqiptareve qe nuk ngrohen dot. Kjo eshte fatura e korrupsionit te qeverise se Edi Rames, qe ka para’ per palma dhe 350 mije euro  per kondicionere per kryeministrin, por nuk ka para per shqiptaret.

Korrupsioni, krimi, kapja e drejtesise dhe vjedhja e zgjedhjeve jane produkt i nje qeverie ilegjitime”.