VIDEO/ Si mashtroi Erion Veliaj me çmimin e ujit në Tiranë. Dy deklarata e ndryshme të tij

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, pas vendimit me 31 vota pro në Këshillin Bashkiak për të rritur çmimin e ujit ka paditur këshilltarin e PD-së në Këshillin Bashkiak pasi ky i fundit e quajti ‘korruptiv’  nismën e Bashkisë Tiranë.

Në korrik  të  2017-ës, kërkesa e Veliajt për të rritur çmimin e ujit me 44% u miratua në Këshillin Bashkiak duke ngjallur një seri reagimesh. Futja në fuqi e këtij vendimi në janar 2018, rihapi këtë çështje duke u kthyer në objekt debati mes PD-së dhe Veliajt.

Por çfarë deklaronte kryebashkiaku në 24 gusht 2016? FaxNews sjell një video të dy deklarimeve të Veliajt.

Në 24 gusht 2016, Veliaj tha:

'Së pari, kjo nuk e impakton çmimin e shitjes së ujit të pijshëm. Ky është një çmim i cili caktohet nga Enti Rregullator, ashtu si çmimi i energjisë; pra, nuk ka të bëjë fare kush e ka paketën e aksionarëve në kompani sepse çmimi caktohet nga Enti Shtetëror i Ujit'.

Në 27 korrik 2017, Veliaj tha:

'Pyetja është nëse duhet ta bëjmë 24 orë, dy janë mundësitë, ose të shpikim diçka që se ka bërë askush ose të shohim kush e ka shpikur rrotën'.