VIDEO/ Makinat luksoze pushtojnë qytetin/ Dasma çiftit nga Kosova shkon në shifra ...
Dasmat e çdo krahinë shqiptare janë të veçanta në tradita dhe në mënyra festimi.
Por kur një celebrim i tillë i kalon përmasat e normales dhe e merr vesh i gjithë qyteti që dikush po martohet, atëherë dasma shndërrohet në fenomenale.
Mënyra se si një çift nga Gjilani e kanë festuar ditën më të rëndësishme të jetës së tyre, po bën xhiron e rrjetit.
Ata kanë patur mbi 500 të ftuar dhe kanë shpenzuar mbi 1.4 milionë euro në automjete luksoze.
Një dasmë kaq e veçantë u ka rënë në sy edhe banorëve të qytetit të cilët kanë vështruar me vëmendje të gjithë spektaklin.
Dhëndri deklaron se të gjithë ceremoninë madhështore e ka bërë pa borxhe dhe për këtë falenderon Zotin.
Djali shprehet mbi dasmën:
“Po ktu ne i kem pas 500 musafir prezent, vler kerre kemi pas 1.4 million e teper edhe Gjilani per 6 ore pas dasmes u kon i bllokum. Edhe krenaria ma e madhe qe asht e bona vet e pa kredia e borxhe shyqyr pi zotit. Darsma ka kushtu shum me shifra sakt smuna me përmend”./JOQ.al/