Dy bomba në qendër të Selanikut, panik e frikë mes banorëve

Dy bomba molotov kanë shpërthyer në qendër të Selanikut, mëngjesin e ditës së sotme.

Sipas mediave greke, dy bombat artizanale janë hedhur nga persona ende të paidentifikuar në qendër të qytetit në vendin ku po rikonstruktohej metroja.

Në vendngjarje ka shkuar forca të shumta policie si dhe shërbimi zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Mësohet se dëmet e shkaktuara janë të shumta.