Ilir Meta uron “Rilindjen Demokratike”/ Gëzuar dhe jetë të gjatë të parës gazetë opozitare

Presidenti Ilir Meta ka uruar 27 vjetorin e themelimit të gazetës Rilindja Demokratike, gazetës së parë opozitare në vend pas 45 vitesh diktaturë.

“Sot në 27-vjetorin e gazetës së parë opozitare "Rilindja Demokratike" i uroj nga Korça, shumë suksese e jetë të gjatë, bashkë me dy gazetarët e njohur Çim Peka dhe Fahri Balliu”, shkruan Meta në rrjetin social.