VIDEO/ Kërcënoi dhe dhunoi këngëtaren shqiptare, ylli i njohur i Milanit shpallet i pafajshëm

Mesfushori i Milanit, Hakan Calhanoglu, është liruar nga akuzat për rrahje dhe kërcënim të këngëtares shqiptare, Anita Latifi.

Futbollisti i famshëm turk dhe këngëtarja shqiptare që jeton në Gjermani, kanë pasur një lidhje në vitin 2014.

Ajo gjatë asaj kohe kishte mbetur shtatzënë, por më pas kishte dështuar.

Turku në atë kohë ishte i martuar, ndërsa Anita kishte pretenduar se pas kërcënimeve dhe dhunës psiqike të ushtruar, ajo kishte abortuar.

Sipas Gazzetta dello Sport, gjykata në Turqi e ka shpallur lojtarin të pafajshëm, por e ka dënuar me 70 orë shërbim në komunitet për dëshmi të rreme.

Këngëtarja Anita Latifi e ka publikuar gjatë nëntorit një këngë në gjuhën shqipe të quajtur ‘BAE’.