FOTO/ Ikën Rakipi dhe Rehovica, ja kush i zëvendëson në Kuvend. Emrat

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica nuk do të jenë më deputetë. Ky është vendimi që mori sot KQZ-ja pas kërkesës së bërë nga Prokuroria e Përgjithshme.

Ata akuzoheshin se nuk kishin deklaruar të kaluarën e tyre në Itali. Pas largimit të tyre, në listë për tu bërë deputetë janë një burrë e një grua.

Vendin e Aqif Rakipit si deputet i PDIU-së do ta marrë, Dritan Bici, ish-kryebashkiak i Gramshit dhe i njohur për disa bëma të tij.

Ndërsa vendin e Gledion Rehovicës, si deputet i LSI-së do ta marrë Silva Caka, ish-deputete e legjislaturës së kaluar, që nuk mundi të zgjidhej në zgjedhjet e qershorit.