Cipras optimist për emrin e Maqedonisë: Po presim hapat konkretë

Kryeministri grek Aleksis Cipras sërish porositi se është optimist për çështjen për emrin, por pret edhe hapa konkrete nga ana e Maqedonisë. Mendon se sivjet hapet dritarja e mundësive për zgjidhje dhe është e nevojshme të sillen vendime adekuate.

Kryeministri grek, siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Athina, sërish publikisht flet për kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë.

“Viti 2018, është rol i rëndësishëm për Greqinë, jo vetëm pasi që tetë vjet të plota, përfundimisht dalim nga memorandumet, por edhe për shkak të asaj që njëkohësisht hapet një dritare e rëndësishme e mundësisë për zgjidhjen e emrit. Jam i bindur se tani ka ardhur koha për t’i sjell vendimet e nevojshme, për ta arsyetuar rolin e Greqisë si fuqi udhëheqëse e Ballkanit, por edhe si shtyllë e stabilitetit në rajonin më të gjerë”, thotë Cipras për edicionin e nesërm të gazetës “Nea selida”.

Sipas kryeministrit grek, Greqia para vetes ka edhe sfidë ekonomike dhe gjeopolitike, ndërsa është e nevojshme të ndërtojë, si në ekonominë, ashtu edhe në politikën e jashtme, “fizionomi të re dinamike të një vendi modern demokratik i cili investon në zhvillim, paqe dhe ndërtimin e besimit, të një vendi i cili përparon dhe zgjidh probleme”. Qeveria greke, siç thotë Cipras, ka edhe vullnet edhe aftësi për ta garantuar këtë vijim të vendit.

Aleksis Cipras edhe njëherë jep kritika deri te Demokracia e re opozitare, duke thënë se, për tani, merr pozitë të papërgjegjshme, duke harruar në “përgjegjësinë historike për moszgjidhjen e problemit në të kaluarën dhe të vendimit pozitiv nga Bukureshti”.

Cipras, në intervistë, shfaq shpresë se opozita do të kuptojë se çështja për emrin nuk duhet të jetë subjekt i lojërave brendapartiake dhe nëse ekziston perspektivë për zgjidhje, do të krijohen parakushte për konsensus të gjerë parlamentar.

Të martën, siç njoftoi MIA, Cipras, në një intervistë të shkurtër për radion “Real.fm” në lidhje me çështjen për emrin tha se është optimist se “mund në mënyrë efikase dhe me përgjegjësi të menaxhojmë me çështjen të cilën e kemi trashëguar nga qeveritë paraprake”.

“Derisa nga pala tjetër, me të vërtetë, ekziston dëshirë të bëhen hapa – qëndrojmë për ta parë këtë – besoj se mund të bëhen hapa drejt daljes nga situata pa dalje”, tha kryeministri grek Aleksis Cipras.