Fansat e kritikojnë ashpër, reagon Kim Kardashian: Isha pranë djalit në spital gjithë kohën

Djali i Kim Kardashian dhe Kayne West këtë fundivit qëndroi në spital për shkak të sëmundjes së pneumonisë. Vetë Kim e bëri të ditur për ndjekësit e saj në ‘Instagram’ dhe ‘Twitter’ se vogëlushi i saj kishte kaluar tre ditë në spital me serume dhe paisje oksigjeni. Ajo tregoi se e gjithë ajo që ndodhi ishte shumë sfiduese për familjen e tyre.

Mirëpo fansat nuk i besuan këto fjalë të bukuroshes. Shumica e tyre e sulmuan duke i thënë se ajo nuk kishte qëndruara asnjë moment pranë djalit të saj dhe kishte shkuar të festonte për mbrëmjen e Vitit të Ri. Megjithatë Kim Kardashian nuk e la me kaq. Me anë të një postimi në ‘Twitter’ ajo tregoi se bëhet shumë e egër kur vjen puna tek fëmijët e saj. “ Unë nuk e lash djalin tim për asnjë minutë vetëm gjatë qëndrimit të tij në spital. Ne ishim atje që nga mbrëmja e së mërkurës deri të shtunën.

Mbrëmja e Vitit të Ri ishte të dielën. Njerëzit erdhën kur ai ishte gati për gjumë. As mos më vini në provë kur flisni për fëmijët e mi” reagoi Kim Kardashian.