Rikja dhe Armela 'kapen mat', çfarë po 'kurdisin' dy ish banoret e Big Brother

Dy ish-banoret e Big Brother së bashku.

Ishbanoret sexy të edicioneve të Big Brother janë parë në shoqërinë e njëra tjetrës.E dinit se Rike Roçi e BB6 dhe Armela Hyseni e BB9 janë mikesha...?!

Rikja ka publikuar në rrjetet sociale një foto, ku krah saj duket dhe ish-banorja e shumëpërfolur.

Rikja njihet si një nga ish-banoret më sexy, të cilat kanë marrë pjesë në reality shown shqiptar.

Nga ana tjetër dhe Armela është përfolur gjatë në media edhe pse ka qëndruar vetëm pak javë brenda shtëpisë.

Ajo u largua para kohe e ndëshkuar nga thyerja e rregullave të lojës nga partneri i saj, Damiano Agalliu. Armela gjithashtu u përfol dhe për ndërhyrjet kirurgjikale, shkruan Express.

Se çfarë i ka bërë bashkë dy bukuroshet nuk dihet saktësisht, por të dyja duken mjaft të afërta.