Genc Gjokutaj/ Ambasadori Lu i lumtur? Normal, e di që s’do jetojë këtu

Avokati Genc Gjokutaj ka ironizuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, në lidhje me qëndrimet e tij. Gjokutaj gjatë një debati televiziv është shprehur se diplomati amerikan mund të jetë i lumtur dhe kjo mund të jetë normale, pasi ai s’do të jetojë këtu.

Ambasadori amerikan së fundmi ka shprehur mbështetje të plotë për zgjedhjen e Kryeprokurores së Përkohshme të Përgjithshme, ndonëse proçedura mbi bazën e zgjedhjes u kontestua fort nga opozita, pasi nuk bazohej në Kushtetutë.

Kjo e fundit parashikon zgjedhjen e Kryeprokurorit me 84 vota, ndërsa kandidatët  i propozohen Kuvendit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Asnjë nga këto proçedura nuk u respektuan, ndërsa Kryeprokurorja u zgjodh me 69 vota.