Rregullat e arta/ Ja si mund ta lini duhanin

Në mesin e këshillave të ekspertëve, ndër më kryesoret janë ndihma e të tjerëve dhe mënyra e jetesës

Ndalimi i pirjes së duhanit është gjithmonë një qëllim i mirë që shprehet në fillim të vitit të ri dhe për ta bërë këtë, ekzistojnë dhjetë ‘truke’.

Programi i Varësisë nga Duhani në Universitetin Rutgers u publikua në faqen e tyre të internetit. Pothuajse shtatë nga dhjetë duhanpirës, thonë ekspertët amerikanë, do të donin ta ndalonin tërësisht.

“Është thelbësore të pyesim veten pse duam ta ndërpresim thekson Michael Steinberg, drejtor i programit, hiqni të gjitha produktet e duhanit nga shtëpia dhe nga makina dhe vendosni një datë të saktë ndalimi dhe i qëndroni besnik asaj. Një rregull tjetër themelor është të kërkosh ndihmë, nuk është një sfidë që duhet të tejkalohet me forcë dhe i vetëm”.

Pasi të merret vendimi është e rëndësishme të ndiqni një mënyrë jetese të saktë, me ushqim adekuat, gjumë të mjaftueshëm dhe aktivitet fizik të rregullt.

Është gjithashtu e rëndësishme të gjeni një metodë për të reduktuar stresin dhe ta kërkoni në rastet kur ju pihet cigare.

“Bëni një listë të atyre që shkaktojnë nxitjen për të pirë duhan, vazhdon eksperti, dhe përpiquni t’i shmangni këta ‘shkaktarë’, gjithashtu duke u munduar t’u shmangeni situatave veçanërisht stresuese. Është gjithashtu një ide e mirë që të ulni kafeinën, e cila mund t’iu shtojë ankthin dhe mbështetuni në mjetet farmakologjike, si dhe në kërkimin e mbështetjes sociale për vendimin e marrë. Këshilla e fundit, përfundon ai, nuk duhet të hiqni kurrë dorë”.