Përgjimet e Habilajve, Berisha: Tahiri është ‘koka’ e bandës, përdori shtetin për trafik droge

Pas publikimit të përgjimeve të anëtarët të grupit të Habilajve, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një status në Facebook, Berisha thotë se këto përgjime janë prova se Tahiri ka qenë një nga anëtarët kryesorë të grupit.

Ai shton se Tahiri përdori mjetet qeveritare dhe pozicionin e tij si ministër për trafik droge.

“Ja përgjimi që fakton Saimir Trafikun si anëtar kryesor të bandës së Habilajve!

Në këtë përgjim të Habilajve dëshmohet se:

-Makina e narko-ministrit Saimir Trafiku, me targën qeveritare dhe pronësinë ministrore ishte mjeti tejet i çmuar për trafiqet e bandës!

-Hanëm Tahirit banda i blinte brilante me çmim 15 mijë euro

-Saimir Trafiku ka bërë kërdinë duke blerë votat!”, -shkruan në faqen e tij në Facebook, ish-kryeministri Sali Berisha.