Viti i Ri ishte shumë romantik për Xhesurin dhe bashkëshorten e tij

Aktori i njohur turk, K?vanç Tatl?tug, dhe bashkëshortja e tij, Ba?ak Dizer, e pritën Vitin e Ri në Uells. Nuk është një vend i zakonshëm Uellsi për Dizer dhe Tatlitug, sepse aty çifti kanë kujtime nga propozimi i martesës, madje edhe kanë kaluar një pjesë nga muaji i mjaltit aty. Duke u kthyer edhe një herë në vatrën e dashurisë, stilistja e njohur ka ndarë edhe disa foto romantike nga Instagrami i saj duke shprehur dashurinë për bashkëshortin dhe kujtimet që i ka zgjuar edhe një herë ky vend i mrekullueshëm e romantik për të dy:

"Sa herë të kam afër, zemra më rreh gjithmonë e më fort”, – shkruan Dizer ndër të tjera në mesazhin e saj dedikuar Tatlitug.

Edhe pse janë mjaft të rezervuar për të ndarë momente nga jeta e tyre private, çifti i famshëm e rrëfen dashurinë për njëri-tjetrin edhe virtualisht.