Kosovë, jepen nga 1000 euro për familjet e policëve të rënë në detyrë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj, bazuar në legjislacionin në fuqi, ka marrë vendim që të jepet mbështetje financiare për familjarët e policëve të rënë në krye të detyrës, transmeton Indeksonline.

Në bazë të këtij vendimi mjetet në vlerë prej 1000 euro për familje i janë ndarë 17 familjeve të zyrtarëve të Policisë, që kanë rënë në krye të detyrës.

Realizmi i këtij vendimi behët nga buxheti i Ministrisë së Punëve të Brendshme nga kategoria ekonomike subvencione dhe transfer.