VIDEO/ Icardi me shokë lidhin 'yllin' e Interit dhe i hedhin vezë në kokë

Atmosfera e festave nuk ka kaluar ende tek Interi. Ai që e ka pësuar shakanë e shokëve të skuadrës ka qenë mbrojtësi Santon.

Ky i fundit ka qenë në tavolinën e fizioterapisë, por Icardi me shokë e kanë lidhur mbrojtësin italian dhe më pas i kanë hedhur vezë dhe miell në kokë.

Të qeshurat nuk kanë pasur fund pas këtij episodi në dhomat e zhveshjes së Interit, përfshi edhe vetë Santon, i cili e ka pritur mirë shakanë e shokëve të skuadrës.