PD denoncoi rritjen e taksave/ Veliaj padit këshilltarin: Mu turbullua gjendja shpirtërore...

Kryebashkiaku Erjon Veliaj ka paditur në gjykatë këshilltarin demokrat Akil Kraja, i cili ka denoncuar pak ditë më parë ngritjen e taksave në Bashkinë e Tiranës për qytetarët. Por denoncimet e Krajës i kanë shkaktuar Veliajt turbullirë të gjendjes emocionale dhe në kushte të tilla ai kërkon në gjykatë dëmin moral që i është shkaktuar.

Këshilltari Kraja përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se dhurata e Erjon veliajt për Vitin e Ri, është padia që i ka ngritur në gjykatë. “Thirrje në  Gjykatë me justifikimin që akuza jonë për rritjen arbitrare të çmimit të ujit i ka shkaktuar dëm moral dhe turbullim të padrejtë të gjendjes shpirtërore të tij! Ky është një gjyq politik i pastër me qëllimin e vetëm për të trembur dhe mbytur cdo formë opozitarizmi në Këshillin Bashkiak Tiranë!”, shkruan Kraja në rrjetin social.