Londër, therjet me thika bëjnë kërdinë, 4 të vdekur në natën e ndërrimit të viteve


Katër vetë u vranë me thikë në mes të 31 dhjetorit dhe 1 janarit në Londër. Vrasjet nuk do të kishin asnjë lidhje mes tyre.
 
Katër të rinj u vranë në Londër të goditur me thika mes të dielës dhe orëve të para të ditës së Vitit të Ri, njoftoi të hënën Scotland Yard, që e vlresoi këtë si një rritje e shpejtë e sulmeve me thika në kryeqytetin britanik.
 
"Katër vrasjet", pa ndonjë lidhje të dukshme midis tyre, ndodhën "në veri, lindje dhe jug të Londrës", tha policia e Londrës në një deklaratë. Ndërkohe që është njoftuar se janë arrestuar 5 përsona.
 
Viktimat janë meshkuj të moshës 17, 18 dhe 20 vjeç. Ndërkë një burrë reth 50 vjeac edhe ai një viktimë e sulmeve, u shtrua në spital në gjendje kritike për jeten tha Scotland Yard, duke treguar se kishin arrestuar pesë burra në lidhje me një hetim penal.
 
Sulmi i parë vdekjeprurës ndodhi të dielën rreth 11:30 në një zonë banimi, tre të tjerë në mes 2:35 7:35 të darkës në vende të ndryshme pjesë pak a shumë të frekuentuar të qytetit, por larg nga festimet e mëdha të Vitit të Ri.
 
Megjithëse kryeqyteti britanik ishte objektivi i katër sulmeve në vitin 2017, Skotland Yard tha se mobilizoi më pak oficerë policie se vitin e kaluar.
 
Këto vrasje me thikë ndodhin kur qyteti përpiqet të luftojë sulmet e tilla. Midis prillit 2016 dhe marsit 2017, policia njoftoi rreth 12,100 të tilla në Londër, që lanë më shumë se 4,400 njerëz të plagosur. Statistikat më të larta për pesë vjet.
 
Mes fillimit të vitit 2017 dhe 22 dhjetor, këto sulme kanë lënë 77 të vdekur, shtoi Scotland Yard të hënën. Në shumicën e rasteve, sulmet nuk lidhen me krimin e organizuar, por me individë të izoluar që mbajnë një armë që të ndjehen të sigurt ose të shikojnë më së miri. Fenomeni veçanërisht prek të miturit. Të ballafaquar me këtë problem në rritje  kryebashkiaku i Londrës Sadik Khan ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të rinjtë, në mediat sociale të quajtur "Londra ka nevojë për ju të gjallë: mos mbani me vehte thika".