Alarmon Kim Jongu: Butonin e raketave bërthamore e kam në tavolinë
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaron se butonin bërthamor e “ka gjithnjë në tavolinë” dhe paralajmëron SHBA se nuk do të jetë kurrë në gjendje që të fillojë një luftë.
Në një fjalim të shfaqur në televizor me rastin e Vitit të Ri, ai tha se e gjithë SHBA është në rrezen e armëve bërthamore të Koresë së Veriut, teksa shtoi:
Ky është realiteti, jo një kërcënim.
Megjithatë Kim Jong-un u shpreh i hapur për dialog me Korenë e Jugut, ndërsa shtoi se Koreja e Veriut mund të dërgojnë një grup në Lojërat Olimpike që do të zhvillohen në Seul.
I pyetur nga reporterët nëse kishte një përgjigje ndaj kërcënimeve të fundit të Kim Jong-un, Presidenti amerikan Donald Trump tha: “Do të shohim, do të shohim”.
Koreja e Veriut është përballur me kritika dhe sanksione gjithnjë e në rritje përgjatë vitit që lamë pas për shkak të programit të armëve bërthamore dhe testeve të përsëritura të raketave.