Bursat në SHBA, me fitimet më të mëdha që nga viti 2013
Tregu i aksioneve shtoi më shumë para në vitin 2017, duke shënuar fitimin më të madh vjetor në katër vjetët e fundit.
Fuqizimi i fitimit gati 20% të tregut të gjerë ishte një rimëkëmbje ekonomike që arriti në çdo cep të globit. Rritja e GDP-së nxiti të ardhurat e korporatave, shtyu besimin e konsumatorit dhe uli normën e papunësisë në nivelin më të ulët që nga viti 2000.
Stoqet në SHBA, të cilat ishin pak më të ulëta në ditën e fundit të tregtimit të vitit, gjithashtu morën një ngritje gjatë vitit nga reduktimi i taksave të administratës Donald Trump, gjë që uli ndjeshëm normat e kursimit të kompanive amerikane dhe ndikoi që bizneset e tyre të jenë më konkurruese.
Tri nga katër indekset kryesore amerikane shënuan fitimin më të lartë në katër vjetët e fundit.
Nasdaq, i cili përfiton nga stoqet e njohura teknologjike sikurse janë Facebook, Apple dhe Alphabet, ishte fituesi më i madh me 28.2%, pasuar nga Dow Jones me 25.1% dhe Standard & Poor's 500 19.4%.