VIDEO/ ‘Plas’ sherri keq, Coentrao përleshet me shokun e skuadrës

Fabio Coentrao ka shkaktuar skandal në Portugali, pasi është përleshur me shokun e tij të skuadrës Marcos Akuna.
Mbrojtësi portugez, Fabio Coentrao ka gjetur formën në ndeshjet e fundit, por ka treguar probleme në sjelljen e tij.

Në ndeshjen që Sporting e zhvilloi të premten, Coentrao është përleshur me shokun e tij të skuadrës, Marcos Akuna.

Pas ndeshjes trajneri e ka arsyetuar sjelljen e lojtarëve të tij, por në Portugali mediat shkruajnë se ka mbetur i zhgënjyer nga kjo sjellje joprofesionale e tyre