Ligji i faljes së detyrimeve të prapambetura, nesër afati i fundit

Drejtoria e Përgjigjshme e Tatimeve kujton se dita e nesërme është afti i fundit që bizneset të përfitojnë nga ligji për faljen dhe fshirjen e detyrimeve tatimore. Kushti është që të paguajnë vetë principalin e tatimit.

Të dhënat e fundit nga drejtoria e përgjithshme e tatimeve tregojnë se deri më tani janë falur mbi 35 miliardë lekë detyrime tatimore, pjesa më e madhe me fshirje automatike të borxheve që bizneset kanë pasur para vitit 2010.

Në muajin mars qeveria shtyu zbatueshmërinë e ligjit të faljes së borxheve tatimore dhe doganore për biznesin dhe individët deri në fund të këtij viti. Ligji fal gjobat dhe interesat për borxhet e periudhës 2011-2014, por me kushtin që bizneset apo individët të shlyejnë të plotë detyrimin tatimor.