Napoli synon sot rekordin e Milanit dhe Interit

Napoli do të luajë sot ndeshjen e fundit për këtë vit kalendarik me Crotonen në transfertë, e vlefshme për Serie A.

Përballja e mbrëmjes së sotme mund të jetë e veçantë për Elseid Hysaj dhe ekipin e tij, sepse Napoli është një hap larg arritjes së një rekordi në Itali.

Skuadra napoletane mund të bëhet sot ekipi i tretë i Serie A, që e mbyll vitin kalendarik pa humbje në transfertë.

Ndeshja e sotme do të luhet ndaj Crotones së Arlind Ajetit, një ndeshje e lehtë në letër, por gjithsesi mjafton që napolitanët mos humbasin dhe do ta barazojnë rekordin.

Më parë këtë gjë e kanë bërë Interi në sezonin 1964-1965 dhe në vitin 2007, dhe Milani në vitin 1963 dhe 1992.