E krahasoi me Esat Toptanin, Rama: Monika Kryemadhi më ngjan me Eleonorën e Selitës

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë një përgjigje cinike krahasimit që Monika Kryemadhi i ka bërë me Esat Pash Toptanin dhe fundin e tij, nga plumbat e Avni Rustemit, si tradhtar i Shqipërisë.

“Monika Kryemadhi më  ngjan më shumë, me Eleonorën e Selitës”, tha Rama.

Personazhi  me të cilën Rama ka krahasuar kryetaren e LSI-së ka qenë mjaft e njohur deri disa vite më parë në kryeqytet, sepse ajo ishte vetëshpallur “shenjtore” dhe kishte krijuar një sekt në Selitë, ku pretendonte se fliste me zotin dhe mund të bënte mrekulli.