FOTO/ ISIS publikon kërcënim në shqip: Qëndroni larg këtyre personave pasi do ti sulmojmë

Organizata terroriste ISIS, në kanalin e saj në gjuhën shqipe, ka shpërndarë edhe një kërcënim të radhës, duke i lutur myslimanët që të mos u bashkohen jomyslimanëve në festat e fundvitit. Aty ISIS-i thotë se do të kryejë sulme në sheshe dhe me të gjitha metodat që ka përdorur deri sot

Në kuadër të fushatës së tyre propagandistike, i ashtuquajturi Shteti Islamik (ISIS) ka publikuar kërcënimin e radhës. Në kanalin e tyre zyrtar në gjuhën shqipe, i emëruar si “Agjencia e Lajmeve Nashir”, ISIS-i u bën thirrje ndjekësve të tij që të mos qëndrojnë nëpër sheshe në festat e fundvitit.

Në këtë njoftim që është publikuar në platformën “Telegram”, në kanalin e tyre me mbi 200 ndjekës, ISIS-i paralajmëron përsëri sulme me të gjitha metodat që ka përdorur deri sot.