FOTO/ Shqiptari i jep fund jetës duke u hedhur nga ura. Ja ku ka ndodhur tragjedia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e hershëm të ditës së sotme në Alessandria, Itali. Bëhet fjalë për një 56-vjeçar shqiptar i cili është hedhur nga ura ‘Meier’, që kalon në qytetin e Alessandrias.

Alarmin e ka dhënë rreth orës 02:10, një roje private. Duke kaluar aty, ai kishte parë në tokë një portofol dhe më pas në lum kishte parë trupin e pajetë.

Ai menjëherë kishte kërkuar ndërhyrjen e policisë, të cilët më pas kishin bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë.

Bëhej fjalë për një shqiptar. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur arsye se pse shqiptari kishte vendosur për ti dhënë fund jetës.